16:49 / 20.09.2021
Peja prezanton Stephan Maxwell
Peja ka kompletuar transferimin e basketbollistit, Stephan Maxwell.
Maxwell në të kaluarën ka luajtur në shtetet si Kanada, Finlandë dhe Portugali.
Peja përmes një postimi bëri të ditur se kanë arritur ta kompletojnë transferimin e Maxwell dhe që do jetë gati për xhiron e radhës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Sot kemi arritur te kompletojme transferin e ri dhe Stephan Maxwell do te jete i gatshem qe nga xhirro tjeter te paraqitet per Klubin.
Maxwell ka luajtur ne ligat elitare ne Kanade, Finlande dhe Portugali, ndersa eshte paraqitur edhe ne ligen e dyte spanjolle qe eshte shume kompetitive.
Welcome to the home of eagles Max”, shkroi klubi pejan.























