Befason Barcelona, në sulm për yllin e Crystal Palace

Befason Barcelona, në sulm për yllin e Crystal Palace

Barcelona thuhet se është e interesuar për transferimin e futbollistit që momentalisht është huazim te Crystal Palace, Conor Gallagher.

Mesfushori kaloi një sezon të shkëlqyer vitin e shkuar te West Brom nga Chelsea, pavarësisht që skuadra ra nga liga.

Edhe këtë edicion, talenti u huazua sërish, këtë herë te Palace që synon të arrijë diçka më shumë se mbijetesa.

Në katër nga pesë ndeshjet e para, Callagher ka qenë i mahnitshëm.

Sipas Fichajes, talenti tashmë ka vëmendjen e Barcelonës, që është duke vëzhguar nga afër situatën.

Sidoqoftë, problemi është që Chelsea nuk do e lejojë të largohet, pos nëse ofrohet ndonjë vlerë e lartë.