Marku tenton ta sulmojë kundërshtarin gjatë konferencës
BKT
Sport

Marku tenton ta sulmojë kundërshtarin gjatë konferencës

Marku do të zhvillojë të shtunën ndeshjen e radhës.

Florian Marku do të ‘luftojë’ me Maxim Prodan të shtunën.

Ky ballafaqim do të luhet në stadiumin “Wembley” të Londrës, e vlefshme për titullin IBF International në kategorinë ‘welerweight’.

Sot është mbajtur konferenca për shtyp para meçit ku u përballën të dy boksierët.

Gjërat nuk shkuan edhe aq mirë pasi Marku e ka ofenduar rëndë kundërshtarin e tij, dhe e paralajmëroi se do ta mposht të shtunën.

Marku i dha një shtyerje kundërshtarit, më pas u ndal me forcë nga sigurimi.