Chelsea-Manchester City, formacionet zyrtare

Chelsea-Manchester City, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 13:30 do të fillojë ndeshja hapëse e xhiros së gjashtë të Premier Ligës angleze, ku kampioni evropian Chelsea pret në shtëpi kampionin aktual anglez Manchester Cityn.

Në xhiron e fundit, Chelsea rikthehet nga fitorja ndaj Tottenham me rezultat 3:0, kurse Manchester City rikthehet nga barazimi pa gola me Southampton, përcjell KosovaPress.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, të dy trajnerët do të kenë probleme, ku për Thomas Tuchel nuk do të paraqiten Mason Mount, kurse Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Benjamin Mendy dhe Ilkay Gundogan.

Tanimë, formacionet zyrtare të dy skuadrave janë publikuar, dhe ato i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-5-2): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Kovacic, Alonso; Werner, Lukaku

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodrigo, De Bruyne, Bernardo; Foden, Jesus, Grealish

13:30 Chelsea - Manchester City (Stadiumi Stamford Bridge)