Fillojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës
Sharr Travel

Fillojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës

Kanë filluar dy ndeshjet e sotme të programit të Superligës së Kosovës mes Llapit e Drenicës dhe Ulpianës e Dukagjinit.

Skuadra e Llapit do të kërkoj me çdo kusht fitoren sot në udhëtim drejt Drenicës, kurse Ulpiana do të zhvillojë ndeshje si vendase kundër Dukagjinit, përcjell KosovaPress.

Fakt interesant është që pas pesë xhirove të zhvilluara, Llapi dhe Dukagjini ende nuk kanë regjistruar fitore, duke u pozicionuar në fund të tabelës, me nga dy pikë të arkëtuara.