Juventusi jep shenja ringjalljeje, mposht edhe Sampdorian
BKT
Sport

Juventusi jep shenja ringjalljeje, mposht edhe Sampdorian

Juventusi ka arkëtuar edhe tri pikë të reja në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit italian Serie-A.

“Zonja e Vjetër” ka regjistruar një fitore mjaftë të vështirë ndaj Sampdorias të cilën e mposhti me rezultat të ngushtë 3-2 në “Alianz Arena”, përcjellë KosovaPress.

Paulo Dybalai dha epërsinë “Bianconerëve” në minutën e 10’, ndërsa Leonardo Bunucci e dyfishoi atë me golin e tij nga penalltia në minutën e 43’, por Sampdoria u përkujdes që ta ngushtojë epërsinë me golin e Yoshidas në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola të tjerë në këtë ndeshje. Sa pari Manuel Locatelli e thelloi epërsinë e bardhezinjëve në 3-1 në minutën e 57, kurse Anntonio Candreva e ngushtoi sërish epërsinë në 3-2 me golin e minutës së 83’ që ishte edhe rezultati final i kësaj ndeshje.

Pas gjashtë ndeshjeve, Juventusi tashmë ka tetë pikë në vendin e nëntë, kurse Sampdoria renditet e 14-ta me pesë pikë.