I ndodh sërish Barçës, asnjë gjuajtje në portë ndaj Benficës
BKT
Sport

I ndodh sërish Barçës, asnjë gjuajtje në portë ndaj Benficës

Që Barcelona është duke kaluar nëpër njërën nga periudhat më të errëta të historisë së saj nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman e ka treguar edhe pjesa e parë e ndeshjes kundër Benficës.

Këto dy skuadra janë duke u ballafaquar në kuadër të rrethit të dytë të ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Benfica është duke avancuar me rezultat minimal 1-0 që nga minuta e tretë e ndeshjes kur realizoi Nunez.

Statistikat e pjesës së parë tregojnë që Barcelona e ka posedimin më të mirë të topit me 59 përqind kundrejt 41 përqind te portugezëve, por befasia e madhe është që “katalanasit” nuk kanë pasur asnjë goditje brenda kuadratit të portës.

Një gjë e tillë skuadrës së Ronald Koeman i kishte ndodhur edhe në ndeshjen e parë të këtij grupi kundër Bayernit ku nuk pati asnjë goditje në portë gjatë gjithë 90 minutave lojë.