West Ham kërkon sulmues, synon El Nesyrin
BKT
Sport

West Ham kërkon sulmues, synon El Nesyrin

West Ham nuk arriti të merrte gjatë verës një bomber goli dhe do ta bëjë me çdo kusht në merkaton e dimrit.

David Moyes kërkon një sulmues të afirmuar dhe drejtuesit kanë piketuar Youssef El Nesyri, bomberin e Sevillas që sezonin e shkuar shkëlqeu me 24 gola në 52 ndeshje. Synimet e West Ham janë të qarta por pengesa e madhe është fakti që Sevilla nuk pranon të privohet nga një lojtar kaq i rëndësishëm në mes të sezonit dhe vetëm një ofertë prej të paktën 50 milionë euro mund të tundojë klubin spanjoll.