17:01 / 30.09.2021
Prishtina e zbehtë në shtëpi, barazon me Ulpianën
Skuadra kampione në fuqi, Prishtina ende nuk ka arritur t’i gëzohet fitores në stadiumin “Fadil Vokrri” në këtë edicion të garave.
Bardhekaltrit, të enjten, në kuadër të javës së 7-të nuk kanë shkuar më shumë se sa një barazim 1:1 me skuadrën e Ulpianës. Madje, ishin mysafirët nga Lipjani që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Rrezi, në fund të pjesës së parë, teksa shifrat i barazoi Leotrim Kryeziu me golin e shënuar me kokë në minutën e 50-të. Prishtina vinte në këtë ndeshje pas fitores bindëse në Drenas ndaj Feronikelit, por duket se ende është larg formës së saj.























