Berisha: Mund të bëjmë mrekullinë, presioni te Polonia!
BKT
Sport

Berisha: Mund të bëjmë mrekullinë, presioni te Polonia!

Shqipëria fitoi kundër Hungarisë dhe tani ka një tjetër finale në rrugëtimin drejt Botërorit 2022 kundër Polonisë. Në prag të kësaj sfide para mediave ka dalë portieri i kuqezinjve, Etrit Berisha.

“Jemi të vetëdijshëm për situatën. Gjithçka varet nga nesër. Ende nuk kemi bërë diçka. Atmosfera është e mirë, jemi të fokusuar te ndeshja e radhës.Edhe po të fitojmë nesër, kemi edhe dy ndeshje. Më herët ka qenë më e lehtë për t’u kualifikuar, tani është më e vështirë. Mund të bëjmë një gjë të madhe, që nuk është arritur më herët. Çdo ndeshje që fitohet na sjell vështirësi të reja", ka theksuar Berisha.

Gardiani i portës kuqezi ka thënë se deri tash kanë bërë shumë gjëra të mira, por nuk është se janë të kënaqur, pasi duan të bëjnë akoma më mirë. "Ndeshja e nesërme ka një domethënie të madhe për të gjithë çunat. Shpresoj ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Duhet vetëm të japim gjithçka nga vetja. Përballemi me një ekip shumë të fortë dhe të gjitha rezultatet janë të mundshme. Duhet të fokusohemi te detyrat që na jep trajneri. Në ndeshjen e parë kundër polakëve gabuam, mund të bënim më mirë dhe të evitonim golat. Duhet të gabojmë sa më pak dhe të jemi të vetëdijshëm se kemi kualitet të fitojmë. Duke qenë se jemi krah tifozëve, duhet të jetë më e lehtë. Presioni besoj se do të jetë te Polonia”, ka nënvizuar Berisha.

Sa i përket mungesës së Berat Gjemshitit, ai u shpreh: “Është mungesa e madhe, Gjimshiti është një pikë kyçe për ne. Është fatkeqësi ajo që na ndodhi në ndeshjen e fundit, Gjithsesi edhe Veseli është paraqitur mirë kur kas luajtur. Duhet të jemi kompakt dhe ta ndalojmë si skuadër Leëandoëskin. Dihet që ai është një nga sulmuesit më të mirë dhe e po ndalëm do jetë diçka pozitive. Kjo ndeshje i përngjan asaj me Norvegjinë, apo me Serbinë. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje. Duhet ta marrim me qetësi, deri tani kemi bërë gjëra të mira. Po luajmë ndaj një ekipi të fortë dhe nuk është fundi i botës po humbëm. Le të bëjmë lojën tonë dhe të shohim pastaj. Jemi munduar t’i ushtrojmë goditjet standarde. Ata e fituan ndeshjen prej tyre, me Hungarinë patëm një rast të vështirë. Duhet të punojmë, por është çështje përqendrimi. Kemi marrë disa gola prej tyre dhe duhet të jemi të përgatitur dhe t’u japim rëndësinë maksimale atyre”.