Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Superkupës Mbarëkombëtare
BKT
Sport

Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Superkupës Mbarëkombëtare

Sot (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën Mbarëkombëtare që organizohet në Vlorë, më 13 dhe 14 tetor.

Në gjysmëfinalen e parë përballen dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Partizani nga Tirana. Skuadra prishtinase është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa së fundi ishte finaliste e Superkupës. Ndërkohë, Partizani ishte finalist i Kupës së Federatës së Shqipërisë.

Në gjysmëfinalen tjetër përballen Penza dhe Flamurtari. Skuadra nga Peja së fundi fitoi Superkupën e Kosovës dhe është kampione e Kosovës, kurse Flamurtari fitoi së fundi Kupën e Federatës së Shqipërisë dhe është kampion i Shqipërisë.

Gjithashtu, skuadra vlonjate është vendase, andaj pritet një ndeshje shumë interesante. Finalja zhvillohet më 14 tetor nga ora 19:00.

Orari

Më 13 tetor takohen:

16:00 Prishtina-Partizani

19:00 Flamurtari-Penza

Më 14 tetor takohen:

19:00 Finalja