Largimi i Challandes hap dyert e rikthimit për Paqaradën e Berishën
BKT
Sport

Largimi i Challandes hap dyert e rikthimit për Paqaradën e Berishën

Bernard Challandes nga sot nuk është më trajner i Kosovës. Ai për 40 ndeshje e drejtoi Kombëtaren e Kosovës në garat zyrtare derisa në disa momente kishte rezultate shumë të mira.

Por ja që në ndeshjet e fundit munguan rezultatet dhe Challandes u shkarkua nga FFK-ja.

Gjithsesi, Challandes njihet edhe për telashet që kishte me disa futbollistë. Leart Paqarada e Bernard Berisha u larguan pikërisht për shkak të raporteve aspak të mira me teknikun, zviceran.

Por a do të kthehen ata në ndeshjet e radhës që Kosova i zhvillon në nëntor? Mbetet të shihet.

Paqarada ka thënë se është gjithmonë gati për Kosovë, por vetëm atëherë kur trajner nuk do të jetë Challandes.