FIFA ndëshkon Kilin
Sharr Travel

FIFA ndëshkon Kilin

FIFA ndëshkon Kilin për thirrjet diskriminuese të tifozave të tij kundër brazilianëve gjatë ndeshjes së luajtur më 3 shtator.

Në ndeshjen e radhës në shtëpi, Kili nuk do të ketë tifozë të vendosur në stolat pas dy portave.

Për të mos mjaftuar kjo, Federata do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 40 mijë euro, transmeton albeu.

Kujtojmë se ndeshja midis Kili-Brazil përfundoi me fitoren minimale të Brazil-it me rezultatin 1-0 , gol i shënar nga Everton Ribiero.