Ramadani: Përgjegjësia për humbjen është e imja
Sharr Travel

Ramadani: Përgjegjësia për humbjen është e imja

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se përgjegjësia për humbjen nga Llapi është e tij.

"Më e vështira është që të gjejmë koment, pasi duhet të themi komentin e duhur. I uroj Llapit fitoren. Jemi akoma pa fitore në fushën tonë. Eksperiencën e kemi, por derisa të ndodhin këto gjëra nuk funksionon asgjë. Përgjegjësinë maksimale e kam unë si trajner, kishim gjithçka në dorë. Nuk e di çfarë të them tani sinqerisht, mund edhe të gaboj për ndonjë gjë që flas. “E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar, por nuk duhet ta përsërisim përsëri një gjë të tillë. Nuk dua të arsyetojë asgjë, lëndimet na përcjellin dhe fati i keq. Leonit Abazi ishte në plan për të luajtur por u lëndua. Ekziston bindja dhe dëshira për të bërë më të mirën, por nuk po e bëjmë atë", ka thënë ai.