Solskjaer ka mbështetjen e plotë të bordit të United
Sharr Travel

Solskjaer ka mbështetjen e plotë të bordit të United

Manchester United pësoi disfatë 4-2 ndaj Leicester në King Power Stadium, në duelin e xhiros së tetë në Premier Ligë.

“Djajtë” tani janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit në Premier Ligë, kurse ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, transmeton "lajmi.net".

Pas këtyre rezultateve të dobëta, presioni është tek menaxheri Ole Gunnar Solskjaer dhe janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të norvegjezit nga posti i menaxherit të “djajve”.

Sidoqoftë, raportet e fundit sygjerojnë se Solskjaer ka mbështetjen e plotë nga bordi i klubit anglez.

“Siç qëndrojnë gjërat, pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer si menaxher i Manchester United kuptohet se është 100% i sigurt. Megjithë funksionimin e dobët të formës, ai ende ka mbështetje nga bordi i MUFC”, ka shkruar David Ornstein nga ‘The Athletic’.