Zhegrova shënon për t’ia fituar Baselit tre pikë
BKT
Sport

Zhegrova shënon për t’ia fituar Baselit tre pikë

Edon Zhegrova ia ka fituar tre pikë Baselit në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Zvicrës.

Fitorja 1-0 e skuadrës së reprezentuesit të Kosovës i mori tre pikë të mundimshme, pasi goli u realizua në minutat e fundit të takimit.

Fillimisht, Zhegrova u inkuadrua në fushë në minutën e 65-të, në vend të Valentin Stocker.

Për më shumë, Baseli mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Eray Comert u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të, transmeton Telegraf.

Dy minuta më vonë, Edon Zhegrova shpartalloi mbrojtjen kundërshtare, duke realizuar një gol brilant nga jashtë zona.

Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë edicion për lojtarin e Dardanëve, gjersa ka edhe tri asistime.