Barcelona i vendos ultimatum Dembeles
BKT
Sport

Barcelona i vendos ultimatum Dembeles

Gjiganti spanjollë e ka humbur durimin me yllin e ekipit.

Ousmane Dembele është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon në qershor të vitit 2022.

Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet me futbollistin për të nënshkruarë marrëveshjen e re, megjithatë akordi duket larg mes tyre.

Sipas mediave spanjolle, ‘Blaugranët’ i kanë vendosur ultimatum Dembeles për të rinovuar kontratën.

Sulmuesi duhet të kthej përgjigjie brenda këtij muaji për të rinovuar ose jo kontratën.

Gjiganti spanjollë nuk dëshiron ta humb yllin e tyre falas, andaj nëse ai nuk rinovon do të shitet në merkaton e dimrit.

Thuhet se Dembele është i interesuar të qëndrojë te Barça, por është agjenti i tij që po insiston për largimin e tij.