“Vari këpucët në gozhdë”, Huntelaar nis karrierën e re
BKT
Sport

“Vari këpucët në gozhdë”, Huntelaar nis karrierën e re

Vetëm pak muaj pasi përfundoi karrierën e tij profesionale si futbollist në moshën 37 vjeç, Klaas-Jan Huntelaar fillon një karrierë të re në botën e futbollit.

Klubi i Vitesses në Eredivisie kanë njoftuar se holandezi do të bëjë një stazh si trajner i ekipit U-21.

Siç raportohet nga gazeta holandeze De Telegraaf, kjo periudhë prove, e cila do të zgjasë deri në pushimet e dimrit, do t’i shërbejë Huntelaarit si një provë për të kuptuar nëse është i prerë për punën e trajnerit.

Ish-lojtari i PSV-së, Ajaxit, Realit të Madridit dhe Schalke 04 i bashkohet kështu stafit trajnues të Nicky Hofs, ish-lojtar i Vitesses dhe Feyenoordit.

Sidoqoftë, zgjedhja e Vitesse U-21 si ekip për të provuar kapacitetin e Hunterlaarit si trajner ka edhe një arsye tjetër: Djali i ish-sulmuesit të përfaqësueses holandeze luan te skuadrat e moshave të Vitesses.