10:33 / 22.10.2021
Shtëpia e Dybalas cak i hajnave
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për sulmuesin e Juventus Paulo Dybala, por fatmirësisht pa pasoja.
Përgjatë ndeshjes mes Juventus dhe Zenit, në shtëpinë e argjentinasit kanë ardhur mysafirë të paftuar, të cilët kanë tentuar të vjedhin sende me vlerë.
Sipas gazetës Corriere della Sera, Paulos mund t’i ishin vjedhur koleksione orësh të shtrenjta, nëse nuk do të ishte për alarmin që sinjalizoi gjithçka dhe shmangu më të keqen.
Argjentinasi është ende duke përfunduar inventarin, nëse diçka mungon në shtëpinë e tij, për të përcaktuar nëse diçka me vlerë ka humbur.























