Kroos: El Clasico është e paparashikueshme, por shkojmë për fitore
Sharr Travel

Kroos: El Clasico është e paparashikueshme, por shkojmë për fitore

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kroos, është shprehur optimist për “El Clasicon” e së dielës kundër Barcelonës, në një intervistë të dhënë për mediat zyrtare të LaLigas:

“El Clasico është gjithmonë një ndeshje speciale, të gjithë e dinë se kjo sfidë është ndryshe nga të tjerat. Ndihem me fat që kam luajtur shumë 'El Clasico' në karrierën time…Një ndeshje e tillë është gjithmonë e paparashikueshme. Nuk ka rëndësi nëse në prag të saj vjen si i pari i klasës apo jo, për 90 minuta ndalon gjithçka dhe ka rëndësi vetëm ajo që ndodh në fushën e lojës. Ne do të shkojmë në Barcelonë për të fituar, sepse objektivi i Realit të Madridit edhe këtë vit është që të fitojë sa më shumë tituj”, ka deklaruar futbollisti gjerman, që po luan sezonin e tij të tetë me fanellën e Realit të Madridit.