CR7: Roli im është të shënoj gola
Sharr Travel

CR7: Roli im është të shënoj gola

Sulmuesi portugez është duke udhëhequr sulmin e Manchester United këtë edicion.

Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës dhe menjëherë ka arritur të bëhet lider i skuadrës.

Në një intervistë për Sky Sport, Ronaldo shpjegoi rolin e tij te “Djajtë e Kuq”.

“Ekipi ynë ka nevojë për kohë që të përshtatet, përveç meje Man Utd kanë blerë Raphael Varanen, Jadon Sanchon dhe ende nuk jemi përshtatur”.

“Përshtatja do të marrë kohë, madje edhe sistemi i lojës që ne luajmë, por mendoj se hap pas hapi duhet ta vendosim në mendje se gjithçka është e mundur”.

“Unë nuk flas vetëm për gjërat e mia individuale, unë e vendos kolektivin në vendin e parë”.

“Të gjithë duhet të dinë rolin e tyre. Unë e di rolin tim në ekip, në klub, roli im është të shënoj gola, të ndihmoj skuadrën me përvojën time dhe njohuritë për të kuptuar lojën”.

“Nëse të gjithë mendojnë kështu, duhet të sakrifikojmë për ekipin, unë mendoj se ne do të jemi një ekip më i mirë. Ne kemi mbështetës fantastikë pas nesh, stadium fantastik, ekip fantastik, kështu që ne duhet të vazhdojmë kështu”, tha Ronaldo.

Man Utd momentalisht ka 14 pikë në Premier Ligë, pesë më pak se sa lideri Chelsea.