Chelsea-Norwich City, a do të luajë Rashica?
Sharr Travel

Chelsea-Norwich City, a do të luajë Rashica?

Chelsea-Norwich City do të luajnë ditën e sotme mes tyre në Premier League, në orën 13:30.

Kjo është ndeshja e skajeve të kampionatit. “Blutë” mbajnë vendin e parë me 19 pikë të grumbulluara deri tani, duke qenë në krye të Premier League, ndërsa Norwich ndodhen të pozicionuar në vendin e fundit të tabelës me vetëm 2 pikë.

Në këtë ndeshje një shqiptar pritet të fillojë titullarë. Milot Rashica është lojtari kosovar që luan ne Premier League me Norwich, i cili nuk ka arritur akoma të gjejë golin me “Kanarinat”.