Superliga e Shqipërisë, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme
Sharr Travel

Superliga e Shqipërisë, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Superliga e Shqipërisë ka vazhduar sot me dy ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë, ku kampioni aktual Teuta ka shënuar fitore kundër skuadrës së Egnatias.

Pas 90’ minutave lojë skuadra e Teutës si mysafire e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Egnatian, ku golin e fitores e shënoi mesfushori Sherif Kallaku në minutën e 80’.

Po ashtu, fitore minimale me rezultat të njëjtë ka regjistruar edhe Laçi, i cili e ka mposhtur si mysafirë skuadrën e Kastriotit.

Me pikët e reja, skuadra e Teutës zë vendin e dytë në tabelë me 11 pikë, aq sa ka edhe Tirana në vendin e parë, kurse Laçi pozicionohet në vendin e shtatë me gjithsej pesë pikë.

Në anën tjetër, pas humbjeve sot, Egnatia gjendet në vendin e pestë me tetë pikë, aq sa ka edhe Kukësi në vendin e katërt, kurse Kastrioti zë vendin e parafundit në tabelë, respektivisht në të nëntin me vetëm katër pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë:

Egnatia 0 – 1 Teuta

Kastrioti 0 – 1 Laçi