Brighton-Manchester City, formacionet zyrtare
Sharr Travel

Brighton-Manchester City, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku kampioni aktual Manchester City është mysafirë i skuadrës së Brighton.

Në xhiron e fundit, Manchester City regjistroi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Burnley, kurse Brighton rikthehet nga barazimi pa gola me skuadrën e Norwich.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Manchester City zë vendin e tretë në tabelë me 17 pikë, një më pak se Liverpooli në vendin e dytë, kurse skuadra e Brighton pozicionohet në vendin pestë me gjithsej 15 pikë.

Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Brighton nuk do të paraqiten Alzate dhe Danny Welbeck, kurse te City do të mungojnë Delap, Mendy dhe Torres.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Brighton (4-4-2): Sanchez; Cucurella, Burn, Dunk, Veltman; March, Lallana, Moder, Grob; Maupay, Trossard

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodrigo, Gundogan, Bernardo; Jesus, Foden, Grealish

18:30 Brighton – Manchester City (Stadiumi Etihad)