19:51 / 23.10.2021
City mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Brighton
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Brighton dhe Manchester City, ku pas 45’ minutave lojë kampioni aktual i Premier Ligës ka epërsinë prej tre golave.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi mesfushori Ilkay Gundogan, i cili shënon në minutën e 13’ për të kaluar Cityn në epërsi.
Skuadra e Pep Guardiolas nuk u ndal me kaq, ku shënoi edhe dy gola të tjerë përmes yllit anglez Phil Foden, i cili thellon epërsinë në 3:0 përmes golave të tij në minutën e 28’ dhe në atë të 31’.
Rezultati pas pjesës së parë në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Brighton është 3:0 në favor të kampionit anglez.























