12:25 / 24.10.2021
Drenica – Dukagjini, formacionet zyrtare
Pas pak minutash do të nis sfida mes Drenicës dhe Dukagjinit të Klinës, ndeshje kjo që luhet në ‘Bajram Aliu’ në kuadër të javës së 11-të.
Drenica e cila ka impresionuar këtë sezon, i bën konak skuadrës së Dukagjinit.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Mëziu, Abazi, Lushtaku, Gashi, Denisson, Veliqi, Zabërgja.
Dukagjini: Haxhihamza, Merlaku, Shala, Basriu, Syla, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Dallku, Chibueze, Jashanica.
Ndeshja fillon nga ora 13:00.























