150 vjetori i ”Homerit” shqiptar, Gjergj Fishta
Sharr Travel

150 vjetori i ”Homerit” shqiptar, Gjergj Fishta

150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, bëri bashkë studiuese dashamirës së artit në Muzeun Hitorik Kombëtar.

Në konferencën e organizuar posaçërisht për shkrimtarin, drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli vlerësoi Fishtën, si një ndër mjeshtrit e letrave shqipe. 

“Sa herë që flasim për Gjergj Fishtën duket sikur historia e letërsisë apo kritika do t’i ketë gjithmonë borxh, atë heshtjen e gjatë që ra mbi të prej gjysmë shekulli, por pavarësisht kësaj ai vjen sot si një figurë iluminuese”, u shpreh Bardhyli.

Studiuesja e figurës së Fishtës, Lili Sula, veçoi nga veprat e shkrimtarit “Lahutën e Malcisë”, për ta krahasuar atë me Iliadën e Homerit.

“Nuk do të harrohet kurrë vepra “Lahuta e Malcisë”, e cila me të drejtë u konsiderua si “Iliada shqiptare” dhe Fishta si “Homeri shqiptar”, deklaroi studiuesja.

Studiuesja Rovena Vata, solli në vëmendje një tjetër dimension të Fishtës, satirën. 

Studiues të ndryshëm të figurës së Fishtës të pranishëm në konferencë e cilësuan shkrimtarin si shumë dimensional, ndërsa e vlerësuan atë për frymën heroike nacionale që shfaq në veprat e tij./a2