Manchester United pritet ta shkarkojë Solskjaerin
Sharr Travel

Manchester United pritet ta shkarkojë Solskjaerin

Ole Gunnar Solskjaer është duke “luftuar” për të shpëtuar punën e tij pasi një numër lojtarësh të Manchester United kanë humbur besimin në aftësitë e trajnerit norvegjez, raporton “ESPN”.

Mbështetja për Solskjaer tani është e kufizuar për një pjesë kryesore të lojtarëve britanikë dhe një pjesë të vogël të yjeve të huaj pas humbjes 5-0 të United nga rivalët e hidhur Liverpooli të dielën.

Hierakia e United është gjithashtu e vetëdijshme se ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte është i hapur për një lëvizje në “Old Trafford”, pasi ata po e konsiderojnë një ndryshim në stolin e tyre drejtues.