Tirana mposht Partizanin dhe fiton derbin
Sharr Travel

Tirana mposht Partizanin dhe fiton derbin

Tirana është treguar më kërkuese se sa Partizani në derbin e kryeqytetit shqiptar. Bardheblutë kanë dalur fitues në përballjen e parë të këtij edicioni të Kategorisë Superiore.

Për fitoren ka mjaftuar goli i Vesel Limaj në minutën e 50-të, pasi ekzekutoi saktë penalltinë dhe kaloi në avantazh Tiranën.

Me këtë fitore Tirana fiton derbin dhe ruan vendin e parë në renditje, ndërsa Partizani gjendet në vend të tetë.