Giroud: U mërzita kur Franca fitoi pa mua, synoj trofe me Milanin
Sharr Travel

Giroud: U mërzita kur Franca fitoi pa mua, synoj trofe me Milanin

Olivier Giroud është rikthyer të flasë për eksperiencën e tij te Milani, finalen e humbur në Euro 2016 si dhe debatin me Kylian Mbappe që pushtoi mediat. Ai gjithashtu nuk e fshehu mërzinë që pati kur nuk e pa emrin e tij në listën e lojtarëve të ftuar për Nations League.

PENGJET- “Humbja në Euro 2016 dhe fakti që nuk kam fituar kampionatin me Arsenalin apo Chelsean janë ndër keqardhjet e mia më të mëdha. Megjithatë, tani më duhet të mendoj vetëm për sfidat e ardhshme dhe kam shpresë të madhe për të fituar tituj me Milanin.

PËRPLASJA ME MBAPPE- “E kam të lehtë të flas për atë episod. E kam bërë tashmë në konferencën për shtyp dhe kam sqaruar se çfarë ka ndodhur, shtypi ka zmadhuar gjithçka. Dy ditë pas asaj përplasjeje të vogël, ne jemi sqaruar dhe kemi menduar vetëm për ndeshjen e radhës”.

MUNGESA NË KOMBËTARE- “Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk më mungojnë djemtë. Kombëtarja është gjëja më e mirë që një futbollist mund të ketë dhe nuk mund ta mohoj se u mërzita kur i pashë shokët e ekipit të fitonin një trofe pa mua. Gjithsesi, më pas u gëzova shumë për ta”.