14:24 / 27.10.2021
Amerikani Baker përforcon Rahovecin
Klubi i basketbollit Rahoveci e ka bërë “goditjen” e radhës.
“Vreshtarët” i kanë përforcuar radhët e veta me një tjetër amerikan. Cavon Baker është bërë amerikani i pestë që do t’i mbrojë ngjyrat e këtij ekipi këtë sezon.
Baker mund të luajë në pozitat 1 dhe 2, ndërsa është i gjatë 185 centimetra.
Klubi kosovar e ka përshkruar atë si lojtar mjaft të shpejtë në lëvizjet depërtuese në rapez. Së fundmi, Baker është paraqitur në ligën amerikane NCAA te skuadra Saint Peter’s.
Rahoveci nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri dhe pas shtatë xhirosh në Art Motion Superligën e basketbollit i ka 6 humbje e 1 fitore.























