Ronaldo e Georgina na japin lajmin e madh, presin binjakë
BKT
Sport

Ronaldo e Georgina na japin lajmin e madh, presin binjakë

Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të gëzueshëm për fansat dhe familjen e tij.

Sulmuesi i Manchester United do të bëhet baba i dy fëmijëve të tjerë.

Bëhet fjalë për dy binjakë dhe Crsitiano e Georgina janë shumë të lumtur për këtë.

Sulmuesi portugez në llogarinë e tij në Instagram shkruan: “I gëzuar t’ju them se ne jemi duke pritur dy binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’ju takojmë”.