Liga Unike, ja përballjet e xhiros së dytë
BKT
Sport

Liga Unike, ja përballjet e xhiros së dytë

Liga Unike do të rikthehet këtë vikend me disa përballje tejet interesante në kuadër të xhiros së dytë, ku ndër to do të jetë edhe super dueli mes Golden Eagle Yllit dhe KB Peja.

Ndeshja hapëse e xhiros së dytë do të jetë ajo mes Rahovecit dhe Teutës, e cila zhvillohet këtë të shtune me fillim nga ora 17:00.

Në xhiron e parë, Rahoveci pësoi humbje nga Tirana, kurse basketbollistët e Teutës u mposhtën nga KB Peja.

Ndërkaq, përballja më interesante e kësaj xhiroje do të jetë mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës, respektivisht mes kampionit të Ligës Unike dhe nënkampionit të Kosovës

Programin e plotë të ndeshjeve të basketbollit në Ligën Unike për këtë vikend e gjeni më poshtë:

E shtunë

17:00 Rahoveci – Teuta

19:00 Kamza – Vllaznia

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

19:00 Tirana Neptun – Prizreni 16