19:56 / 29.10.2021
Eto’o: Mourinho, i vetmi që mund të riktheje titullin kampion te Roma
Samuel Eto’o ka provuar të luajë në Serie A dhe e ka fituar titullin kampion me fanellën e Interit. Në vitin 2010 kamerunasi ishte protagonist në tripletën e arritur.
Në krye të italianëve ishte Jose Mourinho, për të cilin Eto’o ka një konsideratë të lartë. Portugezi tani drejton Romën dhe ish-sulmuesi është i bindur për diçka.
“Ai është një fenomen. Është i vetmi që ka kapacitetin që Roma të fitojë titullin kampion në Itali pas kaq shumë kohësh”, ka thënë Eto’o për Marca.























