20:04 / 31.10.2021
Topalli gjen golin në Turqi
Instanbuslpor, skuadër që militon në kategorinë e parë turke, ka fituar në trasfertë, ku protagonistë kanë qenë Jetmir Topalli dhe Valon Etemi.
Istanbulspor luajti në transfertë ndaj Gençlerbirliği. Pjesa e parë prodhoi pak emocione, ku goli erdhi vetmë në minutën e 40-ë. Ishte pikërisht Etemi, i cili dha një pasim për Topallin, që realizoi.
Në pjesën e dytë ishin pikërisht miqtë që dyfishuan me Erdogan, i cili shënoi në minutën e 51, transmeton Panorama.
Me këtë fitore Istanbulspor ngjitet në vendin e 9, me 13 pikë të grumbulluara.























