Conte zbarkon në Londër, pritet të zyrtarizohet trajner i Tottenhamit
BKT
Sport

Conte zbarkon në Londër, pritet të zyrtarizohet trajner i Tottenhamit

Pak minuta më parë, Antonio Conte ka zbarkuar në Londër për të nisur aventurën e tij të re me Tottenhamin, i cili mëngjesin e sotëm shkarkoi Nuno Espirito Santo dhe stafin e tij.

Sipas “Sky Sport”, marrëveshja tashmë është mbyllur dhe kjo lëvizje e shpejtë vjen pak ditë pas lajmeve të njëpasnjëshme se Conte do ta zëvendësonte Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit të Manchester United.

Së shpejti do të ketë një takim mes Contes dhe drejtuesve të Tottenhamit, rreth orës 15.30. Detajet e fundit do të përcaktohen gjatë ditës së sotme.

Tottenhami, në fakt, planifikon të mbyllë gjithçka tashmë sonte, maksimumi nesër në mëngjes, për të shpallur trajnerin e ri dhe për të nisur një cikël të ri. Për momentin, “Spurs” janë në vendin e tetë me 15 pikë në renditje.