Gasperini: Mund të kualifikohemi, kemi bërë një sezon shumë të mirë
BKT
Sport

Gasperini: Mund të kualifikohemi, kemi bërë një sezon shumë të mirë

“Palomino rikuperon dhe ky është një sukses. Në këtë periudhë jemi detyruar të vuajmë mungesat e shumta në mbrojtje, por jemi përshtatur dhe e kemi kaluar goxha mirë këtë situatë. Tani do të përballemi me Manchesterin dhe Cagliarin, pastaj pas pushimit do ti kemi në dispozicion të gjithë”.

Këto janë fjalët e trajnerit të Atalantës, Gian Piero Gasperini në prag të sfidës kundër Manchesterit në Champions League. “United është një skuadër me shumë vlera, me ulje ngritje, që humbet thellë përballë Liverpoolit dhe mund bindshëm Tottenhamin. Mund të luajnë në mënyra të ndryshme dhe kanë reparte shumë të mira, veçanërisht sulmin, të një niveli botëror. Janë një skuadër që kanë shumë alternativa”, ka vazhduar tekniku.

“Gjendemi në një pikë të sezonit ku jemi në zonën Champions në kampionat, ndërsa në Europë kemi ndeshje vendimtare dhe mund të kualifikohemi. Me dy fitore në 3 ndeshje do të siguronim matematikisht kualifikimin. Deri tani sezoni është shumë i mirë, duke marrë në konsideratë gjithë atë që ka ndodhur.

Pritshmëritë janë gjithmonë të larta për ne. Atalanta në garë për titullin? Milani dhe Napoli po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, sepse në 11 ndeshje kanë fituar 10 dhe kanë barazuar 1. Vështirë se futet edhe një skuadër e tretë në garën për titull”, ka përfunduar Gasperini.