Kjaer: Duam titullin e kampionit
BKT
Sport

Kjaer: Duam titullin e kampionit

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer është ndalur përpara mediave për të komentuar fillimin e mirë të sezonit, kontratën e tij të re, ekipin ku po aktivizohet, si dhe për qytetin e Milanos.

Mbrojtësi u shpreh shumë me fat për gjithçka ka për momentin dhe po mendon të përfundojë karrierën e tij në Milano.

FILLIMI I SEZONIT- “Jam shumë i kënaqur nga skuadra. Jemi në pozita shumë të mira në renditje. Kur kam ardhur kam thënë se po mendoj që ta përfundoj karrierën time këtu. Ky ka qenë një hap shumë i madh. Të shohim çfarë do të ndodhë, megjithatë, tani jam shumë i lumtur për kontratën e re”.

MILANO-  “E dua shumë Milanon. Jemi afër maleve dhe detit. Unë e dua kulturën italiane. Absolutisht, është vendi më i mirë që kam qenë. Kemi gjithçka që na nevojitet. Jam gjithashtu në klubin tim të ëndrrave, kështu që si mund të ankohem për ndonjë gjë? Jam shumë mirënjohës që jam këtu”.

EKIPI- “Ne jemi të vështirë për t’u mposhtur dhe kemi treguar pjekuri në këtë sezon. Ky është një hap i madh. Me afrimet e verës së kaluar ne jemi rritur dhe kemi shtuar cilësinë në ekip. Sigurisht që po luftojmë për titullin tani, por e thashë edhe në fillim të sezonit, na duhej të përmirësonim fazën e dytë të kampionatit të vjetshëm”.

SERIE A- “Mendoj se ka shumë skuadra, veçanërisht këtë vit, që janë në të njëjtin nivel. Është pak për shkak të rrethanave për të cilat folëm më parë, por është e pabesueshme. Të mban në këmbë çdo lojë për të qenë gjithmonë konkurrues. Janë detaje të vogla që mund të bëjnë diferencën. Është emocionuese për tifozët, por edhe për ne që jemi pjesë e një sezoni të tillë”.