Juventusi gati të sakrifikojë dy mesfushorët për Vlahovic dhe Witsel
Juventusi po mendon të largojë dy mesfushorë aktual nga ekipi në mënyrë që të lirojë vend për dy goditje në merkato, Dusan Vlahovic dhe Axel Witsel.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë vendosur që Weston McKennie dhe Aaron Ramsey të largohen nga ekipi në mënyrë që të sjellin të ardhura për të financuar blerjet e reja.
Megjithatë, diçka e tillë duket shumë e vështirë duke marrë parasysh kërkesat që Zonja e Vjetër ka për dy mesfushorët. Sipas asaj që raporton Tuttosport, minutat e pakta në ndeshje për uellsianin e kanë ulur shumë koston e kartonit të tij. Kjo gjë do të bënte që Juventus mos të kënaqte dot dëshirat financiare që kërkon të përfitojë nga mesfushori.
Në rastin tjetër, për McKennie, drejtuesit e Zonjës së Vjetër po kërkojnë të përfitojnë 30 milionë euro. Mesfushori nga SH.B.A ka luajtur me një ritëm të kënaqshëm nën drejtimin e Andrea Pirlos, ndërkohë që po gjen hapësira edhe me trajnerin aktual Allegri.























