Ballkani fiton derbin, Ulpiana shtang Drenicën, fiton edhe Llapi
BKT
Sport

Ballkani fiton derbin, Ulpiana shtang Drenicën, fiton edhe Llapi

Ballkani e ka fituar derbin kundër Dritës, me rezultat 2-0, sot në Suharekë në kuadër të javës së 13-të të BKT Superliga e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë përkundër rasteve nga të dyja ekipet u mbyll baras 0-0. Ndërkohë në pjesën e dytë, vendasit shënuan dy herë përmes Theophilius Solomon fillimisht në min e 54′ për 0-1. Katër minuta më vonë Solomon shënoi sërish për të vulosur fitoren e Ballkanit 2-0.

Pas kësaj fitore, skuadra e Bekim Isufit është lidere me 24 pikë, ndërsa Drita është e dyta me 22 pikë.

Fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Llapi që në udhëtim mundi Malishevën, me rezultat 0-1. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Hoti në min e 84′ për t’i dhënë tri pikë shumë të vlefshme ekipit të tij.

Llapi tani ka 18 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Malisheva ka 11 pikë në pozitën e tetë.

Ulpiana ka shtangur Drenicën, duke triumfuar me rezultat 0-1, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’. Golin e fitores për Ulpianën e shënoi Marclei në min e 85′.

Ulpiana tani ka 16 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Drenica mbetet e katërta me 20 sosh.