Kosova barazon me Belgjikën dhe merr pikën e parë
BKT
Sport

Kosova barazon me Belgjikën dhe merr pikën e parë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka barazuar me Belgjikën me rezultat 28:28, në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ishte kjo pika e parë, pas dy ndeshjeve për skuadrën e Kosovës.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Kosovës e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror të vitit 2023.