Pacolli thotë të jenë gati shtëpitë për familjet e dëmtuara nga tërmeti
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka dhënë lajmin përmes rrjeteve sociale se më datën 24 nëntor pritet t’iu dorëzohen çelsat e banesave të reja familjarëve të cilën pësuan dëme nga tërmeti i dy viteve më parë.
“Më 24 të këtij muaji dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.
Jemi pranë fundit!

Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapësirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drunjëve dekorativ etj.
Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare.”, ka deklaruar Pacolli.























