19:27 / 09.11.2021
Ujkani e konsideron me rëndësi përgatitjen për Ligën e Kombeve
Futbollisti i Kosovës, Samir Ujkani ka thënë se Kosova duhet të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Ai ka folur para përballes me Jordaninë në një ndeshje miqësore.
“Dua të falënderojë fillimisht ish-trajnerin Bernard Challandes pasi kemi punuar disa vite së bashku. Por tash është një kohë e re, i kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme që të marrim rezultate pozitive dhe të kthejmë mentalitetin tonë. Qëllimi ynë është të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve”, ka thënë Ujkani.
“Çdo lojtar që vjen te Kombëtarja mundohet të jap maksimumin. Kohëve të fundit kemi pasur rezultate më pak pozitive, duhet të rikthehemi sa më shpejtë te rezultatet pozitive”,























