Portugalia e Ronaldos s`ia del në Irlandë
Portugalia e Cristiano Ronaldos nuk ia doli të fitonte në fushën e Irlandës, ku sfida u mbyll pa gola. Gjithsesi, edhe po të fitonte gjithçka do të vendosej në sfidën e fundit, kundër Serbisë, ku luzitanëve do t’u mjaftojë edhe barazimi për të mbajtur vendin e parë.
Sikurse pritej, në ndeshjen e fundit do të vendoset edhe e kualifikuara direkt e Grupit H. Fitores së thellë të Rusisë përballë Qipros, Kroacia iu përgjigj me goleadë 7-1 përballë Maltës. Nga përplasja e dy kryesueseve të këtij grupe do të përcaktohet edhe vendi i parë, me kroatët që përveç faktorit fushë do të kenë në dispozicion edhe barazimin për të shkuar në Katar. Në këtë grup përplasja mes Sllovakisë dhe Sllovenisë u mbyll barazim 2-2.
Barazimi 0-0 i Islandës me Rumaninë shton optimizmin e Maqedonisë së Veriut për vendin e parë në Grupin J, transmeton SS. Me një sukses të mundshëm ndaj Islandës në shtëpi, Enis Bardhi me shokë do të jetë në fazën play off. Në këtë grup Gjermania e vendit të parë i shënoi nëntë gola Lichtensteinit.























