Shqipëria U21 mposhtet nga Sllovenia
BKT
Sport

Shqipëria U21 mposhtet nga Sllovenia

Shqipëria U21 zhgënjen në transfertën ndaj Sllovenisë, ku shkoi me pretendime të mëdha për të marrë tre pikët e për t’u rikthyer si kryesuese, por nxori tre herë topin nga rrjeta, duke pësuar humbjen e dytë në këtë edicion eliminator.

Kuqezinjtë e Bushit e nisën vrullshëm dhe në minutën e tretë fituan një penallti, të cilën e shpërdoroi sulmuesi kryesor Ernest Muçi, ndërsa më pas dy gabime në mbrojtje, bënë që vendasit të kalonin në epërsi të dyfishtë, transmeton SS.

Bushi bëri disa ndryshime dhe skuadra provoi të rihapë takimin, por u ndal në traversë, ndërsa 15 minuta para fundit ishte sërish Sllovenia që gjeti golin e tretë, duke mbyllur përfundimisht llogaritë e ndeshjes.

Slloveni U21 – Shqipëri U21 3:0  Borsilj 7′, 75′, Matko 24′