22:52 / 12.11.2021
Italia barazon me Zvicrën
Italia nga ana tjetër ka ndarë pikët me Zvicrën.
Rezultati i pjesës së parë u mbyll 1-1. Zvicerianët shënuan të parët por u barazuan nga Di Lorenzo pa u mbyllur ende pjesa e parë.
Në minutën e 90’ Jorginho humbi një penallti duke i hequr kështu fitoren nga duart ekipit të tij.
Italia dhe Zvicëra kanë nga 15 pikë por Italia kryeson grupin duke u favorizuar nga sasia e golave në total.























