16:35 / 13.11.2021
Kjaer: Pioli është një trajner i shkëlqyer
Simone Kjaer është grumbulluar me Kombëtaren e Danimarkës për sfidat e radhës.
Gjatë konferencës për shtyp ai ndër të tjera lavdoi edhe trajnerin Stefano Pioli duke thënë se ai është një trajner i shkëlqyer, transmeton "albeu" .
“Pioli është një trajner i shkëlqyer”.
“Në të njëjtën kohë, ai është një person fantastik që kujdeset për të gjithë lojtarët e tij”.
“Ai krijon një strukturë të nivelit të ekipit si brenda dhe jashtë fushës”, tha Kjaer.























