Kosova barazon, përfundon e fundit në grup
BKT
Sport

Kosova barazon, përfundon e fundit në grup

Kosova ka luajtur baraz në ndeshjen me Greqinë, e cila është zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Katarit.

Rezultati ka qenë 1-1. 

 Me epërsi minimale nga Greqia është mbyllur pjesa e parë.

Masouras ka realizuar golin e vetëm në minutën e 44-tërt.  

Kosova ka barazuar rezultatin ndaj Greqisë në pjesën e dytë. 

Ka qenë minuta e 75-të kur Rrahmani ka barazuar rezultatin. 

Nga grupi Spanja ka mbledhur 19 pikë, duke u kualifikuar direkt, ndërsa Kosova në vendin e fundit me 5 pikë.