Pse Harry Kane futet në historinë e Anglisë?
BKT
Sport

Pse Harry Kane futet në historinë e Anglisë?

Harry Kane ka shënuar katër golla në 15 minuta në ndeshje që Anglia po luan kundër San Marinos.

Ylli i Tottenham dy prej golave i realizoi me penallti, ndërkohë që ka shkruar emrin në historinë e kombëtares së “Tre Luanëve”.

Pas 94 vjetësh, një lojtar i Anglisë shënon 3 golla minimalisht në dy ndeshje ndërkombëtare radhazi.

Kane i shënoi edhe Shqipërisë tre herë, ndërsa më parë të njëjtën gjë e kishte bërë Dixie Dean në vitin 1927.