11:39 / 16.11.2021
Haaland kërkon pagë 30 milionë euro në sezon
Sulmuesi norvegjez Erling Haaland këron një pagë prej 30 milion euro në sezon nga Durtmundi.
Mediat gjermane theksojnë se Haaland i ka vënë këtë kusht Dortmund-it për të rinovuar kontratën me to, në të kundërt ai do të kërkojë largimin. Sipas “Bild”, klubi gjerman nuk është i gatshëm për të plotësuar këtë kërkesë të norvegjezit.
Vetëm nëse Dortmund do të nënshkruante një kontratë të re me ndonjë sponsor të fuqishëm mund të plotësonte kërkesën e Haaland për rrogën stratosferike.























